Fundosja e një gomoneje javën e kaluar në brigjet e Libisë shënoi të paktën 60 të vdekur, sipas dëshmive të të mbijetuarve të mbledhura sot nga forcat e shpëtimit në Siçili.
Forca vullnetare të shoqatës « Mjekët për të Drejtat e Njeriut (Medu) të pranishëm në Pozzalo, në Siçili në momentin e mbërritjes së « Diciotti », një anije e rojeve bregdetare italiane e cila kishte në bord më shumë se 500 migrantë, intervistuan të mbijetuarit ku referuar një bilanci të parë raportohej për 12 të vdekur. Sipas dëshmive, gomonia e cila është fundosur transportonte 118 persona, por vetëm 40 kanë mundur të shpëtojnë, ku paraqitet një bilanc tragjik prej më shumë se 70 të zhdukur.
Për momentin nuk mund të konfirmohen këto të dhëna nga Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), gjithashtu i pranishëm në momentin e mbërritjes së « Diciotti » në Siçili.
Anija e rojeve bregdetare italiane mbërriti të martën në mbrëmje në portin e Pozzallos ku u zbarkuan më shumë se 500 migrantë përfshirë 40 të shpëtuar pas fundosjes së një gomoneje një javë më parë në brigjet e Libisë nga një anije e marinës amerikane.