Pla*goset një prift në Francë, këto janë motivet


Është arritur të zbardhet pas disa ditësh ngjarja e rëndë në qytetin e Lionit ku një prift u që*llua me ar*më zj*arri pranë një vendi të shenjtë. E nëse hetimet përfshinë dhe pistën e terr*orizmit, shkaqet janë tërësisht ndryshe.
Një person i arr*estuar tashmë për ngjarjen pranoi përpara hetuesve se e që*lloi priftin ortodoks grek javën e kaluar për shkaqe personale, pasi dy*shonte se ai kishte një lidhje me gruan e tij.

Prifti 52 vjeçar Nikolaos Kakavelakis u që*llua dy herë me shotgun më 31 tetor pranë kishës së tij. Ai mund të flasë për prokurorët vetëm të mërkurën e kaluar pasi doli nga koma.
Ngjarja ku ai mbeti i pla*gosur erdhi vetëm 3 ditë pas su*lmit në Kishën e Nice, ku një person vr*au me thikë 3 besimtarë.