La gruan dhe bëri burg për Fjolla Morinën, Fisnik Syla flet për lidhjen e re

Fjolla Morina tashmë përveç se është bërë e famshme me hitet dhe projektet muzikore, ka marrë edhe gjithë vëmendjen e ndjekësve që pas kapjes me armë në makinë nga policia, e cila ishte e shoqëruar me biznesmenin e njohur Fisnik Syla, ku ai qëndroi edhe disa ditë në paraburgim. Më pas ajo bëri edhe publike lidhjen dashurore me Sylen.

Teksa na tregojnë se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, kanë bërë edhe me dije se janë në prag të martesës. Fjolla nuk i ka kursyer dedikimet romantike për partnerin në rrjete sociale, por së fundmi ka qenë ai i cili i ka kushtuar disa fjalë të ëmbla.

Fisniku ka ndarë një foto krahas partneres, duke shkruar:
Ndonjëherë dikush vjen në jetën tende, kaq papritmas, ta rrëmben zemrën dhe të ndryshon jetën përgjithmonë!
Kujtojmë që para disa kohësh, në “skenë” doli edhe ish gruja e Fisnikut, e cila nxirrte mllef kundrejt Fjolles. “Marrshin nga jeta atë që meritojnë” ka thënë ajo, teksa shtonte:“Më shkatërroi familjen!”