Autoritetet daneze kanë thënë se do të futen në izolim disa zona për shkak të një mutacioni të koronavirusit që gjendet të vizonët, i cili mund të përhapet te njerëzit. Qeveria ka paralajmëruar që efektiviteti i çdo vaksine në të ardhmen mund të ndikohet nga mutacioni Baret, restorantet, transporti publik dhe të gjitha sportet e brendshme do të mbyllen në shtatë komuna të Jutlandit të Veriut.
Kufizimet do të hyjnë në fuqi nga e premtja dhe fillimisht do të zgjasin deri më 3 dhjetor. Tutje njoftohet se Danimarka do të zhdukë të gjithë vizonët e saj që janë deri në 17 milionë. Vendi Skandinav është prodhuesi më i madh në botë i gëzofit të vizonit dhe tregjet kryesore të eksportit të tij janë Kina dhe Hong Kong. Të enjten, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se vizonët duket se janë “rezervuarë të mirë” të koronavirusit.
Ai gjithashtu vlerësoi “vendosmërinë dhe guximin” për të mos vazhduar kultivimin e këtyre kafshëve, megjithë ndikimin ekonomik që do të sillte. Rastet e koronavirusit janë zbuluar në vizon të tjerë të fermave në Holandë dhe Spanjë që kur filloi pandemia në Evropë. Por rastet po përhapen shpejt në Danimarkë – 207 ferma të vizonave në Jutland janë prekur – dhe të paktën pesë raste të llojit të ri të virusit u gjetën. Autoritetet thanë se 12 persona ishin infektuar me mutacionin e ri të virusit.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke tha se rreth gjysma e 783 rasteve në njerëz të raportuara në veri të Danimarkës kanë në lidhje me një lloj virusi që rrjedhte nga fermat e vizonave. Sipas rregullave të reja, do të ndalohen të mblidhen 1- e më shumë njerëz. Në një konferencë shtypi, Kryeministri Mette Frederiksen tha: “Tani për tani sytë e botës po pushojnë tek ne. Shpresoj dhe besoj se së bashku mund të zgjidhim problemet me të cilat përballemi.” Të mërkurën, zonja Frederiksen tha se virusi i mutuar ishte gjetur për të dobësuar aftësinë e trupit për të formuar antitrupa, duke i bërë vaksinat aktuale në zhvillim për Covid-19 joefektive. Që nga fillimi i pandemisë Danimarka ka raportuar 52,265 raste të vdekjeve nga Covid-19 dhe 733, tregojnë të dhënat nga Universiteti Johns Hopkins.