Tezja rrëfehet për vr*asjen e nipit Nexhipin në Vjenë (VIDEO)

Veleshta e Strugës në zi pas humbjes së Nexhip Vrenezit, djaloshi i cili u v*ra në su*lmin terr*orist në Vjenë.
20 vjeçari kishte lindur dhe ishte rritur në Vjenë të Austrisë, por asnjëherë nuk ka nguruar të vijë në vendlindje për pushime.
Nexhipi kishte kryer Akademinë ushtarake dhe një ditë para së su*lmuesi t’ia merrte jetën, ai morri lajmin se ishte pranuar në punë.

Kjo është shtëpia e tij në Veleshtë.
Aty e gjetëm tezen e Nexhipit, e cila mes dhimbjesh dhe lotësh rrëfehet për nipin e tij.
Sipas saj Nexhipi kishte dalë në një lokal me shokët për të festuar punësimin, pasi tanimë do të fillonte një jetë të re, por siç thotë, askush nuk e kishte pritur se dikush do ia shuaj ëndrrat aq shpejtë.