Zaev: Derën e BE-së e kemi të hapur


Kryeministri Zoran Zaev u shpreh në seancën për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë tha se marrëveshja në fjalë nënkupton marrëveshje të dinjitetshme dhe e pranueshme nga të dyja palët, me të cilën përgjithmonë vërtetohet identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase. qytetarët do ta sjellin vendimin përfundimtar për çështjen e emrit.

Zaev gjithashtu theksoi se marrëveshja është mbështetur nga të gjithë partnerët ndërkombëtar, dhe nga kjo marrëveshje do të hapen dyert e Maqedonisë drejt të ardhmes Evropiane. Gjithashtu tha se pret që do të merr Maqedonia datë për bisedimet me BE-në, nga Këshilli i BE-së deri në fund të muajit me çka sipas tij endrra do të bëhet realitet.

Ndryshe dërgoi mesazh për unitet për interesat e përbashkëta, kurse në seancën e sotme për ratifikimin e marrëveshjes, deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk janë prezent sepse siç paralajmëruan nga dje, do e bojkotojnë punën e Kuvendit.