Xharra: “Kur unë flas për rrjetin e ekstremistëve më shpallin islamofobe”

Ka qene viti 2012 kur nisa hulumtimin mbi rritjen e ekstremizmit islamist ne trojet shqiptare dhe ne diaspore. Pas me shume se 8 muajve hulumtim ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni dhe Angli, e realizimin e mbi 80 intervistave nxorra te dhena mbi shtrirjen e nje rrjeti te madh te ekstremizimit qe kishte leshuar rrenje te thella tek shqiptaret.

U shpalla islamifobe bashke me koleget e mi qe raportonim dhe ende mbajne kete epitet. Me vite te tera derisa une beja perpjekje per te rritur vetedijen mbi rrezikun e madh nga ky kancer behej propagande ndaj meje me shpifje sikur; (video e nje plaku qe lavderon Millosheviqin- gjeja eshte gjyshi im) per te me humbur kredibilitetin kur flas per ekstremistet islamist.

Per te mos ri-numeruar faktet kur une personalisht dhe familja ime kemi pesuar nga puna ime. Une per keto tete vite kam pare se shqiptaret jane duke plotesuar agjenden e Serbise ate qe per 100 vjet beri perpjekje ky regjim te na portretizojne para botes “Shqiptaret terroriste islamiste- Lindje e Mesme e Ballkanit”.

Lexoni shkrim e plotë më poshtë: