Është koha që të gjitha institucionet politike në Maqedoni, duke përfshirë edhe Ivanovin, të tregojnë përgjegjësi elementare politike për momentin në të cilin ndodhet Maqedonia, kështu deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në lidhje me deklaratën e sotme me shkrim nga ana e presidentit, Gjorge Ivanov se qëndrimi i tij për marrëveshjen për emrin mbetet i pandryshueshëm, transmeton Portalb.mk.
Boshnjakovski edhe njëherë përsëriti se qytetaret në referendum do ta thonë fjalën e fundit dhe që vullneti i tyre do të jetë detyrues për të gjitha subjektet politike të shtetit.
“Vullneti i qytetarëve të shprehur në referendum do të jetë i detyrueshëm për subjektet politike. Por, që qytetarët të mund ta shprehin lirisht vullnetin e tyre, duhet ambient politik që do t’ua mundësojë. Apelojmë deri te të gjitha subjektet politike që t’ju lënë hapësirë qytetarëve t’i shpalosin argumentet e tyre. Le t’i bindin në çfarëdo që konsiderojnë se është e drejtë. Qytetarët janë ata që do të vendosin”, tha Boshnjakovski në pres konferencën e sotme.