Studim: Përpos punonjësve shëndetësorë, këta janë punëtorët më të rrezikuar gjatë pandemisë


Ekspozimi për një kohë të gjatë me persona, të cilët janë të infektuar me sëmundjen ngjitëse COVID-19 I ka bërë punonjësit shëndetësorë më të prekshëm nga virusi dhe më të rrezikuar për t’u infektuar. Sipas raportimeve të CDC, deri në gusht të këtij viti më shumë se 600 punonjës shëndetësorë në mbarë botën kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Mirëpo personeli mjekësor nuk është pjesa e vetme e popullsisë që janë më të rrezikuar të infektohen me koronavirus.

Një studim I ri ka identifikuar një shkallë alarmante të infeksioneve me COVID-19 edhe tek punëtorët, të cilët kanë ndërveprime me njerëz gjatë gjithë kohës. Disa nga këta janë pikërisht punëtorët e dyqaneve ushqimore, të cilët janë vazhdimisht të ekspozur ndaj komunitet, gjë që rrit shkallën e rrezikut të infektimit.

Studiuesit nga Universiteti I Harvardit kanë zbuluar se 20% e 104 punëtorëve në një dyqan ushqimor në Massachusetts, rezuluan pozitivë dhe shumica e tyre nuk kishin asnjë simptomë kur u testuan. Një pjesë e madhe e rasteve janë asimptomatike dhe e transmetojnë virusin pa e ditur se e kanë. Shkalla e infektimit tek punëtorë e dyqaneve ushqimore ishte dukshëm më e lartë se e komunitetit përreth.

“Ne e bëmë studimin sepse gjatë muajve të parë të pandemisë, e gjithë vëmendja ishte tek punonjësit shëndetësorë, ndërkohë numri I infektimeve ishte shumë më I lartë tek punonjësit e sektorit të dyqaneve”, tha Dr Justing Yang për Fox News.

Ndërsa përqindja e këtyre personave, që infektohen vazhdimisht mund të tingëllojë e frikshme, ekziston një detaj që shpjegon gjetjet e papritura. Studimi u zhvillua në maj dhe Yang vuri në dukje se Massachusetts, vendi nga ishin marrë të dhënat, zbatoi një mandat maske menjëherë pas publikimit të studimit.

Sipas autorëve të studimit, mbajtja e maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse do ta zvogëlonte dukshëm këtë rrezik. Përveç rreziqeve të dukshme në lidhje me COVID-19, studiuesit thonë se punëtorët e dyqaneve ushqimore, që kanë punuar vazhdimisht edhe gjatë pandemisë përballen edhe me sfida të shëndetit mendor. Kështu, ata nuk mund ta praktikojnë distancimin social ndërsa janë në punë dhe janë më të prirë të ballafaqohen me depresion ose ankth.

Nga ana tjetër edhe personat që duhet ta përdorin transportin publik gjatë pandemisë kishin më shumë gjasa të përballen me frikë ankth dhe depresion në krahasim me të tjerët që ecnin, përdornin biçikleta apo makina personale. Gjithsesi si përfundim sipas studiuesve rreziku I infeksionit mund të ulet në komunitet nëse të gjithë personat I praktikojnë 3 rregullat bazë, të cilat janë: mbajtja e maskës, distancimi social dhe higjiena e duarve. Ky studim u botua në revistën “Occupational and Environmental Medicine”.