Karaxhoski: Vendoseni maskën, jo nën mjekër por deri në hundë! (VIDEO)


“Qytetarëve ju bëj apel që t’i respektojnë masat mbrojtëse. Vendoseni maskën, por jo nën mjekër por deri në hundë, mos u gruponi dhe lani shpesh duart”. Kështu bëri thirrje kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhovski, nga emisioni i mbrëmshëm “Vetëm intervistë”. Karaxhovski bëri të qartë se virusi shpërndahet po njëlloj si në mot të ngrohtë ashtu edhe në të ftohtë. Ndërsa, shifrat që u shënuan gjatë verës ishin si pasojë se qytetarët u liruan nga masat restriktive që u caktuan paraprakisht.

Zharko Karaxhovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive
“Virusi përhapet mjaftë mirë edhe në mot të nxehtë edhe në të lagësht. Godet edhe më keq kur ka ajër të pastër dhe klimë e lagësht. Nëse dikush mendonte se 35-40 gradë Celsius do të shkatërroj virusin, është gabim. Përse në hemisferën jugore, edhe në Afrikë ka për momentin të sëmurë…Populli u lirua, populli u relaksua, populli ndaloi së besuari për disa masa edhe tek ne edhe në botë”.

Më tej, ai u shpreh se nëse do të vendosnin për mbylljen e sërishme të kafeneve, njerëzit atyre do u gjuanin me drunjë e me gurë. Megjithatë ai përsëriti se masat që janë dimensionuar tani, janë të ngjajshme me orën policore, por nëse nuk respektohen dhe nëse vlerësojnë se është e nevojshme, gjithçka mund të mbyllet sikurse në muajin mars.
Në pyetjn se a ka pasur ai dhe komisioni presione politike në marrjen e vendimeve, Karaxhovski u përgjigj se ai është profesionist dhe kërkon që ta bëjë punën e tij në mënyrë profesionale, se a i pëlqen ministrit ose jo, siç u shpreh të nesërmen mund ta ndërroj atë dhe komisionin.

Zharko Karaxhovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive
“Unë kam integritetin tim, ministrit mund të mos i pëlqej dhe nesër në mëngjes të më ndërroj, jo mua, por gjithë komisionin 10-12 persona . Unë nuk jetoj as për ministrin, as për Qeverinë as pushtetin dhe këdo tjetër. Unë punët i bëj profesionalisht. Ideologjia ime është epidemiologjia. Partitë anash. Partitë le të zvarriten mes vete, lerini mjektët ta bëjnë punën…As nuk jam person politik dhe as nuk kam librezë politike të asnjërës parti. Ata që më akuzojnë le të ma sjellin se jam antar i asaj partie”.
Për momentin Zharko Karaxhovski u shpreh prindërit duhet të ndjehen më të sigurt që fëmijët i kanë në kopsht dhe në shkollë se sa në shtëpi. Ata sipas tij duhet të kanalizohen drejtë arsimit dhe shkencës se sa të mbyllen dhe pastaj të lirohen dhe të qarkullojnë nëpër lagje.