Faleminderit! E kalova Covid19, këta 14 ditë të rënda, të errëta kaluan!
Nuk u dëshprova nga covidi sa nga shteti amator, ku duhej ashtu pozitiv te vrapoj në laboratore sepse arsyetoheshin qe nuk kishin person spitalet, procedura ishte e tillê: pasi mernin dozën e gjakut nga trupi im, prisja të pranoj infuzionin dhe nisesha në laborator për të dorëzuar gjakun e gjithnjë duke u izoluar unë me dorëza dhe maska dhe duke mbrojtur të tjerët nga vetëvetja.
Mjeksia tani ka nevojë për persona që bëjn punë krahu e që nuk kanë lidhje me mjeksi aq sa që bëjn kujdesin për pacientat.
Kurse me personat në fb që sulmonin edhe ata që infektoheshin me covid19 pa e llogaritur as edhe atë që ata jane pacientët potencial nga sot, përbuzjen e tyre me numrin e të vdekurve kinse në stilin qortues por më shumë ironik dhe cinik të bënin të mendosh se ti si i vdekur je vetëm një numër për një status. Askund nuk pashë një fond apo një iniciativë për vullnetarë të shpërndahej ku edhe do të ndihmohej për këtë sëmundje edhe nga facebook, thjeshtë bota ka shitur ftyren dhe karakterin për “like” jeni çmendur për komente plus e një follow më tepër!
Jam faliminderues nënës time e cila ditën e parë që kuptoi qe kam simptome të covid19, insistoi që të bënte gjumë pran meje, e pa pikë frike nga virusi dhe për vetveten, e pa mbrojtur vetëm e vetëm që të jam unë mirë, nëna si nëna ashtu edhe babi me shume energji. Vajzat Bora & Buna me mamin Bulena ishin fuqia që më dhanë shpresë ta kaloj pa asnjë dyshim, fatmirsisht jasht shtetit por ndjehesha i sigurt! Famlja e gjërë dhe kujdesi nga mjekët që ishin disa nga shokët e familjarët e mi të shumtë që i lodha por u kam borxh tërë jetën! Shokët e mirë në ditë të vështira! Faleminderit zotit që jemi mirë .