Spasovski shtrohet në Klinikën Infektive në Shkup


Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski që prej ditës së djeshme është shtruar në spitalin në Klinikën Infektive në Shkup konfirmoi zyra e tij. Nga atje thonë se Spasovski është në gjendje të qëndrueshme.

“Ministri Spasovski që prej ditës së djeshme është në Klinikën Infektive për shkak të temperaturës së lartë. “Gjendja e tij shëndetësore tani është e qëndrueshme” tha Ministria e Brendshme.

Ministri Spasovski njoftoi në profilin e tij në Facebook të hënën vonë mbrëma se ishte pozitiv për covid-19. Të Dielën ai u shoqërua nga Kryeministri Zoran Zaev dhe disa zyrtarë të lartë të partisë SDSM gjatë kongresit dixhital të partisë në pushtet.