Çavkov nuk po gjen rehati,tani akuzohen djali i tij.Mësoni pse


Ish ministri i MPB-së pas rënies nga pushteti asesi nuk po mundet të gjejë rehati.
Sot SPB Strumicë ka ngritur padi penale kundër djalit të tij Ivan Çavkov(28) dhe një tjetri me iniciale T.Z(31) për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale ” Uzurpim i patundshmërive” dhe “Ndërtim të objektit pa leje” . Të dyshuarit para katër viteve pa marrë leje ndërtimore kanë ndërtuar objekt në fshatin Soçevo të Strumicës./Pa Censurë