Tani më Facebook u’a gjen të dashurin!


Facebook (FB) ka nisur shërbimin e saj të takimeve në 32 vende evropiane pasi u vonua për disa muaj për shkak të shqetësimeve të privatësisë së të dhënave.

Takim përmes Facebookut do të fillonte më 13 shkurt, por njoftimi u shty pasi shqetësimet u ngritën nga Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës (DPC), i cili mbikëqyr Facebook (FB) sepse selia evropiane e kompanisë është në Dublin.

Rregullatori tha që kompania amerikane e mediave sociale ka dhënë që nga ajo kohë “sqarime të hollësishme” se si të dhënat personale do të përpunohen në lidhje me tiparin e takimit, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët nga rregullatori kontrolluan zyrat e Facebookut dhe paraqitën një numër pyetjesh dhe shqetësimesh te kompania, i tha Graham Doyle, nënkryetari i DPC në një deklaratë të enjten për CNN Business.