Deputeti Rrahmani tha në një deklaratë për media se maska ishte një reagim ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i cili shpërndau përmbajtje të papërshtatshme me një karikaturë të Profetit Muhamed, por edhe meqë ky është muaji i lindjes së Profetit Muhamed.
“Reago me qetësi e butësi, mos fyej e mos përqesh. Muhamedi(a.s.) është dërguar mëshirë për njerëzimin”, shkroi Rrahmani në rrjetin social “Facebook”.
Deputeti i opozitës Rrahmani deklaroi se Gashi duhet të japë llogari para institucioneve të vendit për veprimin e tij dhe se ai nuk duhet të lejohet që të tallen me bindjet fetare të qytetarëve që përfaqëson dhe me taksat e të cilëve i paguhet rroga.
Por ka reaguar Fahrri Xharra: “Kush e kundershton Europen?
Serbet – Fotoja e epërme, me shenjen e AKSerbe ne Kosove.
Apo Ky bastardi i Kosoves, qe haptas eshte kunder Europes ?”