Prekëse: Babait që i vdi*qën dy djemtë në Gjermani kthehet në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike

Arif Arifaj babai i dy djemve nga Deçani që vdi*qën në rrethana tragjike në Gjermani ka vendosur lule në vendin ku ndodhi ngjarja. Ai ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar afër në këto ditë të vështira.

“Sot gjendem këtu te vendi ku ndodhi ngjarja deshta të ju falënderoj të gjithëve sepse nuk kisha mundësi që të ju përgjigjem të gjithëve. Dhimbja është e madhe sa nuk ka kuptim të flitet po ju jeni ata që lotët mi ndalët falënderoj të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në ceremoninë e va*rrimit institucionet e Kosovës ju jeni ata që me jepni forcë mua dhe familjes time” ka thënë ai.

“Këtu në këtë vend humbën jetën dy djemtë e mi më të dashur do të bëhem i fortë që familjen time ta qoj përpara” shtoi Arifaj. “Jeta duhet të vazhdojë ju them të gjithë fëmijëve që kanë pas dhimbje si unë ta përballojnë dhimbjen ju falënderoj të gjithëve që ma dhanë këtë përkrahje” tha ai.