Haxhi Krasniqi tregon përjetimet e tij në kohë lu*fte!


Si fëmijë 11-vjeçar më duhej në vitin 1998 ta braktisi shtëpinë time në Kosovë sepse ushtria dhe policia serbe ishin duke shktarruar çdo gjë duke vr*arë e mas*akruar popullin e pafajshëm shqiptar ndër të tjerë edhe Nëna e fëmijë burra e gra të rinjë e të moshuar. Atëherë u shkatrrua bota për mua kisha frikë për vetën time për familjen time për shoqërinë dhe të afërmit e mi.

Për fatë arrita unë me familjen time të strehohemi në Shqipëri nga Juniku janë vetëm pak kilometra deri në Shqipëri por rrethanat e lu*ftës na e vështirsuan rrugën e ndjeja sikur të ishim duke e braktisur kontinentin e ndjeja sikur nuk kishte më të mbijetuar sikur nuk kishte më jetë në vëndim tim.

Kemi qendruar 13 muaj në Tiranë. E keqja e madhe që populli shqiptar është i ndarë në 5 shtete në Ballkan në atë kohë ishte një e mirë e vogël sepse në Tiranë ne ishim refugjatë të vëndin tonë dhe njerzit atje na kan pritur shumë zemër dhe kan bërë çmos që ne ta përballojmë dhimbjen disi. Por ishte gjithsesi e vështirë të jetoje me pa dijeni se çka po ndodhë me njerzit dhe në shtëpitë tona në Kosovë.

https://www.facebook.com/BoxerRobinKrasniqi/posts/3320333404687896