“Ne nga sot, Kryeministri Zaev dhe ne do te jemi një, për të mirën e qytetarëve”, deklaroi Artan Grubi. (30.08.2020)
Kështu pati deklaruar Artan Grubi nga BDI, ditën kur u zgjodh Qeveria e re, e ai u emërua zëvendëskryeministër i parë. Po a janë një LSDM-ja e BDI-ja, të cilat kanë hyrë në vitin e katërt të bashkëqeverisjes? Jo të gjithë brenda partisë integriste mendojnë kështu?.
TV21: A janë pritje që BDI të bëhen një me LSDM-në?
Blerim Bexheti: “Jo, jo… Kushdo që e ka thënë, ose e ka thënë prej merakut ose e ka thënë prej padijes”.
Shprehjen “jemi një” Bexheti e quan gafë. Pohon se mes dy subjekteve ka shumë dallime, por duhet të gjenden pikat e përbashkëta. Se nuk mund të jenë një, si shembull ai përmendi kryetarin e Qendrës, i cili deklaron se nuk njeh pavarësinë e Kosovës.
TV21: Por nuk jeni as kundër asaj “një-je”, nëse e lejoni, po them politikisht, që edhe kjo të kapërcejë ashtu fshehurazi si nga Qeveria ashtu edhe nga partia.
Blerim Bexheti: “Individë të caktuar mund të prononcohen në forma të ndryshme”.
TV21: Ata individ janë të partive..
Blerim Bexheti: “Por megjithatë, nuk është prononcim i kryetarit z.Ali Ahmeti, do me thënë është prononcim individual”.
TV21 kërkoi nga zëvendëskryeministri Grubi ri sqarim për deklaratën e dhënë, por nga kabineti i tij na thanë se Grubi nuk e ka ndjekur emisionin dhe nuk mund të komentoj deklaratat të cilat nuk i ka dëgjuar ose lexuar, në veçanti pa marrë në konsideratë kontekstin e bisedës.
Dega e Sarajit në kabinetin aktual qeveritar nuk ka asnjë ministër, dhe vetëm një zëvendësministër, ndërkohë që dega e Çairit ka marrë dy prej posteve më të larta, atë të zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme. Kjo kishte ndezur edhe pakënaqësi në radhët e degës, e madje përflitet edhe për një grup të ashtuquajtur “grupi i zja*rrit”.
Blerim Bexheti: “Jemi në periudhë kur realisht çdo qeveri ka 100 ditë…duket të jepet një mundësi…