Leksioni numër 5


Përpunuar nga: Mr.Donika Bakiu

SINONIM m. gjuh. Është fjalë, shprehje ose ndërtim që ka kuptim të njëjtë ose shumë të afërt me kuptimin e një fjale, të një shprehjeje a të një ndërtimi tjetër (p.sh. udhë e rrugë, trim e i guximshëm, filloj e nis, zë e kap, duroj e bëj durim etj.). ANTONIM m. gjuh. Që ka kuptim të kundërt me atë të një fjale tjetër: vajzë – djalë.HOMONIM m.gjuh. Është fjalë që tingëllon njësoj me një tjetër, por nga kuptimi ndryshon prej saj (p.sh. verë I dhe verë II); një nga dy, a më shumë njësi të ndryshme gjuhësore që përputhen nga ana tingullore.
TË TJERA HOMONIME:
Kisha(emër) – kisha(folje, koha e pakryer)
Qe(emër, numri shumës) – qe(folje, koha e kryer e thjeshtë)