Të rinjtë mund të aplikojnë për mbështetje financiare në vlerë prej 440 mijë denarëve deri të…


Agjencia për rini dhe sport deri të premten do të ketë të hapur mundësinë që të rinjtë deri në moshën 29-të vjeçare të aplikojnë për të fituar mbështetje prej 440 mijë denarëve.
“Pas përfundimit të thirrjes publike do të ndahet shpërblim financiar për nisje të realizimit të idesë më të mirë për biznes, në shumë prej 440 000,00 denarësh”, sqarojnë nga Agjencia.

Agjencia ka bërë të ditur edhe kushtet. Si mosha prej 19 deri 29 vjet, të jenë shtetas të RMV-së, një person vetëm me një plan ka të drejtë të aplikon. Gjithashtu duhet të jenë të papunësuar, ose të punësuar që kanë dëshirë të fillojnë biznes personal.

Të rinjtë në lidhje me konkursin mund të interesohen në hapësirat e Agjencisë ose përmes adresës elektronike [email protected]
“ Plani për biznes duhet ta ketë këtë përmbajtje: rezymenë përmbyllëse (përshkrimi i idesë për biznes), misionin dhe qëllimet, marketingun dhe shitjen, resurset (fizike, financiare, njerëzore), planin financiar e rreziqet si dhe strategjinë dalëse”, sqarojnë nga Agjencia./Portalb.mk