Khabib me mesazh emocionues për babanë: Allahu të shpërbleftë me gradën më të lartë të xhenetit


Khabib Nurmagomedov e ka nderuar babanë e vet të ndjerë me një mesazh emocionues në rrjetet sociale, pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i botës në UFC, duke e falënderuar për mësimet jetësore që ia kishte dhënë.
Nurmagomedov u pensionua si luftëtar i pamposhtur në 29 meçe në UFC, menjëherë pasi e mposhti Justin Gaethjen në rundin e dytë në luftën për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e lehtë të shtunën në Abu Dhabi.

32-vjeçari tha se nuk do të luftojë më për nder të babait të vet të ndjerë, Abdulmanap, i cili ishte edhe mentori dhe trajneri i tij, që vdiq në korrik pas problemeve shëndetësore që ia shkaktoi Covid-19
“Kjo ishte lu*fta ime e fundit. Në asnjë mënyrë nuk do të kthehet këtu pa babanë tim”, tha Khabib pas meçit.

Pak orë pas meçit, Khabibi shkroi në Instagram, duke ia uruar babait së vet parajsën.
“Kur je me Allahun, askush ama askush nuk mund të të thyejë. Faleminderit për gjithçka që më ke mësuar gjithë jetën baba. Allahu të shpërbleftë me gradën më të lartë të xhenetit”, shkroi Khabibi në Instagram.