Khabib Nurmagomedov fitoi ndaj Justin Gaethje në UFC 254 për të vulosur edhe një herë se ai është kampion i padiskutueshëm në kategorinë e peshave të lehta.
Përkundër kësaj dy sportistët pas duelit kishin vetëm respekt dhe fjalë të mëdha për njëri-tjetrin, duke treguar vlera dhe shembull për të tjerët.
Këtë e tregoi edhe ylli amerikan, i cila tha se bëri çdo gjë, por Khabib ishte një tjetër nivel.
“U ndjeva mirë, u ndjeva i gjallë. Ai është një njeri i vështirë për ta mundur. Isha gati, por ai ishte më i mirë”.
Ndërsa në pyetjen e gazetarit se çfarë i the Khabibit pak sekonda pas fitores, teksa ai ishte në toke i shtrirë duke qarë për babain e tij që nuk është më në këtë jetë, Gaethje tha:
“I thash që më parë nuk kisha shanse ti thosha se më vjen keq për humbjen e babait, por ju sapo e keni bërë atë shumë krenar”.
Vlen të theksohet se Khabaib në këtë ndeshje njoftoi se do të pensionet pasi nuk dëshiron të paraqitet më në MMA pa babain e tij në krah, i cili i ndërroi jetë muaj më parë.