Kontinentet amerikane rre*zikohen nga shpërthimi i sëmundjes së poliomelitit mes pandemisë së koronavirusit


Ekspertët e shëndetësisë shprehen të frikësuar nga një shpërthim i virusit të poliomelitit në kontinentet amerikane gjatë pandemisë së koronavirusit.
Sipas CNN një gjë e tillë mund të ndodh për shkak të vonesës së vaksinimit dhe të mbikëqyrjes.

Bazuar në deklaratën e ekspertëve nga Organizata Shëndetësore Panamerikane (PAHO), thuhet se vendet në rajon duhet të pajisen me këto vaksina si dhe të monitorojnë gjendjen gjatë pandemisë për ta parandaluar një shpërthim të mundshëm.
“Megjithëse si rajon e kemi mposhtur poliomelitin më parë, nëse lejojmë që të bien nivelet e vaksinimit atëherë ne do të jemi në rrezik për qarkullimin e kësaj sëmundjeje në komunitetet tona”, tha Drejtoresha e organizatës, Carissa Etienne.
“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme eliminimi i poliomelitit në rajonin tonë”, vazhdoi ajo.

Ndryshe, poliomeliti ishte dikur një virus i zakonshëm.
Tek disa fëmijë sëmundja mund ndikojë në nerva dhe të shkaktojë ‘dobësi’ të muskujve ose paralizë. Nuk ka trajtim dhe shërim, por vaksinimi mund të parandalojë infeksionin.