Austria, nga fillimi i pandemisë, sot shënoi numër rekord të të sapoinfektuarve nga Kovid-19, mbi 3.000 persona.
Tashmë disa ditë Austria shënon shifër prej mbi 2.000 personave, gjegjësisht 2.500 persona të infektuar, ndërsa në 24 orët e fundit e tejkaloi shifrën prej 3.000, me gjithsej 3.614 raste të reja të infektimit me koronavirus.
Ky numër rekord është konfirmuar në bazë të 24.189 testeve.
Numri i të vdekurve u rrit për 11, në gjithsej 965.
Për momentin në Austri ka 21.181 pacientë aktiv, prej të cilëve 1.177 janë hospitalizuar, ndërsa 175 janë në kujdes intensiv.