Milaim Zeka në një intervistë për A2 ka folur mbi Gjykatën Speciale duke u shprehur se tashmë akuza ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve është tashmë e konfirmuar.
“Aktakuza është e konfirmuar edhe këtë e dinë edhe këta persona. Për këtë ka ndodhur dje një takim. Tani do të kemi zhvillime të reja në Kosova. Nëse gjykata nuk del sot me deklaratë që aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit është hedhur poshtë, atëherë është e konfirmuar. Mosdeklarimi i Gjykatës sot e konfirmon aktakuzën. Thaçi mund të japë dorëheqje dhe ne mund të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Sipas meje, zgjedhjet do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm. Jam shumë i bindur që qytetarët e Kosovës do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme në pranverën e ardhshme. Besoj se do ta kalojmë këtë periudhë në mënyrë të qetë, pasi Serbia është duke e vënë në dyshim ekzistencën e shtetit të Kosovës”, u shpreh Zeka.