Beau Biden: Babai im nuk hezitonte t’i thoshte Millosheviçit kri*minel lu*fte


Beau Biden, djali i kandidatit presidencial nga radhët e Demokratëve në SHBA, Joe Biden, gjatë prezantimit më 2008 në Konventën Kombëtare Demokratike në Denver, përveç që tregonte marrëdhëniet e ngushta që kishte me babanë e tij, ai tregonte se çfarë i kishte thënë Biden të gjykuarit për krime lufte dhe gjenocid, Sllobodan Millosheviç, në telefon.

Sipas fjalëve të Beau Biden të dhëna në eventin në fjalë, “Joe Biden nuk hezitoi ta telefononte Sllobodan Millosheviçin dhe t’i thoshte kri*minel i lu*ftës”.
“Kur banditët serbë po kryenin gje*nocid në Ballkan, babai nuk hezitoi ta quante Slobodan Millosheviçin një kriminel lufte dhe të bindte Kongresin dhe aleatët tanë të veprojnë”, deklaronte atëbotë Biden.
Sido që të jetë, Biden kishte dalë edhe pro Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive në Kosovë, përkundër se disa ditë më parë u kishte premtuar mbështetje shqiptarëve në Amerikë përmes një letre, të publikuar në The Illyrian Press.