Gjykata Penale sot në seancën gjyqësore të rastit “Target-Frotesa” e veçoi procedurën për të akuzuarën ish-ministren e Punëve të Brendshme (MPB), Gordana Jankullovska, transmeton Portalb.mk.
Prokuroria Speciale Publike kërkoi që ish-ministrja të veçohen në procedurë për shkak se është shtatzënë.
Në rastin “Target-Fortesa”, përveç Jankullovskes akuzohen edhe ish-funksionarët, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski.
Dy të fundit, Grujovski dhe Boshkovski janë në Greqi, ndërsa është refuzuar kërkesa për ekstradimin e tyre në Maqedoni.
Ndryshe, ish-ministrja Jankullovska gjykohet veçmas edhe në rastin “Tank” për blerjen e mercedesit luksoz ku për këtë rast u dënuan ish-ndihmësministri i MPB-së, Gjoko Popovski me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg si dhe ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski me dy vjet burg.