Vjedhja e 2 milionë eurove, Bajrami zbulon detaje të reja


Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka folur sërish për skandalin e vjedhjes së dy milionëve nga thesari i shtetit. Në raportimin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ajo ka thënë se transaksioni është i gjurmuar dhe se dihet ku kanë shkuar mjetet.

“E di që është interesim i të gjithëve. Ne kemi një kërkesë informacione të disa transaksioneve dhe për të parë Thesarin pas tre minutash ne kemi informuar Policinë” ka thënë ajo. Ajo tutje ka thënë se në këtë transaksion ka pasur kr*im kibernetik pasi që në të njëjtin janë thyer pasworde.

“Ky është një kr*im ekonomik ku janë krijuar qasje të pa autorizuara është bërë keqpërdorim detyre dhe janë thyer pasworde. Nuk është marrë asnjë nënshkrim i imi e as i drejtorit të Thesarit. Transaksioni është i gjurmuar dhe aty mund të vërehen se ku janë transferuar nga kush janë transferuar e kështu më radhë” ka thënë ajo.

Ministrja ka njoftuar së në secilin veprim që ka ndodhur ka gjurmë. “E gjitha ka ndodhë përmes një falsifikimi por ka gjurmë për gjithçka se nga cili kompjuter zyrtar e në cilën kompani janë transferu e për çdo individ. Ne kemi bërë maksimimi brenda kompetencave të tona kr*im te tillë ka mujtë me i ndodhë gjithkujt. Andaj nuk është kërkuar as nënshkrimi apo aprovimi im” tha Bajrami.