Gazetari argjentinas “shpërthen” kundër Mesit: Ka 8 vite që tallet me kombëtaren


Gazetari argjentinas Flavio Azaro ka shpërthyer kundër Mesit.

Ai e akuzon kapitenin e kombëtares që ka krijuar një grup miqsh rreth tij dhe bën çfarë të dojë.

Mesi është venë në qendër të akuzave pas barazimit me Islandën, ku ai humbi penalltinë që mund ti kishte dhënë fitoren ekipit të tij.

“Mesi ka krijuar një grup miqsh në kombëtare dhe bën çfarë të dojë. Ai është më i rëndësishëm se presidenti i federatës. Nuk do lider tjetër në ekip. Gjithashtu nuk kërkon që të vijnë lojtarë me profil të lartë”, shprehet Azaro duke e akuzuar hapur Mesin se është ai që vendon veton në kombëtare.

gazetari kunder Mesit on Vidnews.