Ushqimet “hallall” nëpër markete, reagon Ministri francez


Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin tha se është i shqetësuar nga prania e seksioneve të veçanta për produktet hallall në marketet e vendit.
Darmanin në një deklaratë për kanalin BFMTV tha se është i shokuar dhe i shqetësuar nga prania e sektorëve me produkte ushqimore hallall nëpër markete. Ai tha se “në markete nuk duhet të ketë seksione ku ndodhen vëtëm produktet ushqimore hallall”.
“Kështu fillon komunitarizmi. Edhe kapitalizmi ka përgjegjësi për këtë”, tha ai.

Ministri Darmanin mbrojti idenë e tij se karikaturat me përmbajtje ofenduese kundër profetit Muhammed në vend mund të publikohen dhe mund të tregohen në mësime nëpër shkolla.
Ai vuri në dukje se media sociale luan një rol të rëndësishëm në terr*orizëm dhe radikalizëm. Darmanin theksoi se në 3 vitet e fundit në Francë janë mbyllur 358 vende, përfshirë xhamitë dhe se 428 të huaj janë deportuar.
Darmanin paralajmëroi se në vend mund të kryhen sërish su*lme.

Kohët e fundit në Francë janë rritur presionet dhe bastisjet ndaj institucioneve të shoqërisë civile muslimane.
Në një deklaratë më 19 tetor, Darmanin theksoi se përfshirë Kolektivin e Luftës me Islamofobinë të Francës dhe Barakacity, në vend do të mbyllen 1 xhami dhe shumë shoqata dhe institucione të shoqërisë civile.
Më 16 tetor në lagjen Conflans-Sainte-Honorine në afërsi të Parisit u v*ra një mësues të cilit iu pr*erë koka. Zyrtarët francezë njoftuan se i dy8shuari për vr8asjen e mësuesit u pa me thi8kë në dorë në afërsi të kuf8omës dhe pas largimit të tij ai u ekz*ekutua nga policia.

Mësuesi tregoi në mësim karikatura me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed dhe kjo shkaktoi reagim të prindërve.
Presidenti Macron në një deklaratë pas vr*asjes në fjalë e cilësoi ngjarjen si “një su*lm terr*orist islamik”.