Policia e Durrësit ka arre*stuar një 20-vjeçare, e cila aku*zohet për 3 vepra penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksi*dentit”.
Sipas bluve, A. SH., 20 vjeçe, banuese në Burrel, më datë 19.10.2020, në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka aksi*dentuar e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin Z. D., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili, si pasojë e pla*gëve të marra, ka ndërruar jetë disa orë pasi u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “BYE PASS”, kanë ndaluar gjithashtu 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Në pranga ranë: R. A., 36 vjeç, banues në Durrës dhe A. Z., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.