Që nga 13 marsi kur edhe u paraqiten rastet e para të të infektuarve me COVID-19, numri i rasteve pozitive deri më tani në Kosovë ka shkuar në 17 mijë e 139.
Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), nga virusi SARS CoV2 janë shëruar 14 mijë e 787 persona. Mirëpo shkak i infektimit me këtë virus kanë vdekur 657 të tjerë.
Nga të dhënat 24 orëshe të IKSHPK-së janë 1 mijë e 695 raste aktive me COVID-19.