Rama: Nuk duam të mbyllemi sërish, mos dëgjoni delirantë të dalë mendsh

“Një mbyllje e dytë ka tmerruar botën. Ne nuk duam të mbyllemi sërish. Të shmangim me çdo kusht një mbyllje tjetër”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama me Task-Forcën anti-COVID, lidhur me situatën që po kalon vendi, ku rritja e numrit të të infektuarve ka rënduar situatën në spitale. Rama tha se është në dorë të qytetarëve që të shmanget një mbyllje e dytë, të cilët tha ai duhet të respektojnë masat, të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancimin fizik.

“Por si mund t’i bashkojmë këto të dyja, dëshirën për të mos u mbyllur me domosdoshmërinë për t’u mbytur. Dhe mbytja mund të vijë për pak javë nëse bëjmë sikur asgjë s’ka ndodhur. Armiku i padukshëm është në ofensivën e dytë. Në çdo vend vendosen rregulla më të forta se ne, ndërkohë që këtu disa flasin për diktaturë.

Të ruhet distanca, të mbahen maskat, të mos provokohet armiku, i cili nëse të gjen të dobët të sakaton. Ky virus nuk është fare një shaka. E duan që covidin ta vrasë shteti me cifte. E duan të jetojnë syhapur e të dëgjojnë muzikë, e jo zërin e arsyen e kur ndalojnë muzikën dëgjojnë disa delirantë të dalë mendsh, ku Bill Gates kërkon t’iu fusë cipa në trup. S’ka mundësi tjetër vec kontributit të secilit, që s po i kërkohet të marrë armët, të japë jetën për Atdheun, por i kërkohet thejsht të mos dalë nga shpia pa maskë, të mos e provokojë këtë armik të padukshëm.

Nëse të gjen të dobët të sakaton, të merr jetën. Unë e di shumë mirë se cfarë ndjesie ishte kur mjekët thonin ‘nuk e dimë’ më Vjollcën, ndaj kurrë mos shkoftë puna deri aty. Kudo po vendeson ligje e rregulla shumë më të forta se sa kemi ne, ndërsa këtu disa delirantë flasin për diktaturë, bëjnë edhe ironi shkruajn edhe nga Gjermania’ rroftë diktatura’ këta janë dyfish të rrezikshëm. Dhe nuk janë vetëm këta, cdo pyll ka derrat e vet, cdo popull ka delirantët e vet“, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për qëndrimin e Metës lidhur me gjobat për mosmbajtjen e maskës.
Sipas tij, “Meta ka për synim të helmojë dhe dëshpërojë popullin e vet në mënyrë që kur të vijnë zgjedhjet të mbledhë ça të mundet për atë sh.p.k-në e tij të falimentuar dhe degraduar“.

“Imagjinoni të dalë Mbretëresha e Britanisë të dalë dhe të thotë që në Britaninë e Madhe gjoba për maskat, që është ndër më të lartat është shantazh ndaj popullit. Imagjinoni të dalë presidenti i Francës, i Italisë. Gjoba në New York sot shkon deri në 15 mijë dollarë për shkleje të rregulla dhe për mosvendosje të maskës. Në vendet e Europës shkon mesatarisht 1 mijë euro, ka edhe esktreme si një çift që mund të puthet në një park dhe merr gjobën se nuk kanë të njëjtën adresë banimi. Kjo është luftë. Nuk e kemi zgjedhur ne, por na ka zgjedhur.

Si mund të thuash është shantazh ndaj të drejtave të njeriut? Si mund të bësh karshillëqe sikur je në pyll. Në Shqipërië shtë 3 mijë lekë gjoba, një shtysë për të rritur sensibilizimin. Edhe kjo vlen, të gjitha mjetet duhen përdorur. Janë vendosur 2800 gjoba këto 5 ditë, por sa janë evituar? Janë evituar dhjetëra e mijëra të tjera. Pse? Sepse edhe për shkak të gjobës njerëzit kanë vendosur maskën. Nuk e besojnë COVID-in, por për shkak të gjobës vendosin maskën. Nuk është çmendur e gjithë bota që ta fusin nëpër teori konspiracioni, këto janë marrëzi të papara që stimulohen e përhapen edhe nga këto media që përpara audiencës nuk pyesin as për njerëzit e tyre që punojnë aty, as për familjarët e tyre”, vijoi Rama.

Kryeministri iu përgjigj edhe liderit të opozitës, Lulzim Basha, sa i takon situatës në spitale. Ndryshe nga sa ka deklaruar Basha, për ezaurimin e shtretërve në spitale, Rama tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Ai shtoi është gati spitali COVID3 në rast se situata do të përkeqësohet.