Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi i cili në profilin e tij në Twitter ka shpërndarë karikaturat e Profetit Muhamed.
Sipas tij, diplomati kosovari në Paris nuk meriton vetëm të shkarkohet.
“Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi duhet menjëherë të shkarkohet dhe të arrestohet për nxitje të urrejtjes ndërfetare”, ka shkruar ai.
Postim i plotë:
Fyerja e Pejgamberit Muhamed Alejhiselatu ue selam përmes karrikaturave nga ana e ambasadorit të Kosovës në Francë Qëndrim Gashit, është vepër penale dhe e dënuar në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Fyerja e Pejgamberit Muhamed Alejhiselatu ue selam është fyerje edhe e popullit të Kosovës që është rreth 96% musliman.
Ambasadori i Kosovën në Francë Qëndrim Gashi duhet ta dijë mirë se ai paguhet nga populli i Kosovës, dhe kjo vepër e tij është shumë e ulët dhe e pamoralshme.
Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi duhet menjëherë të shkarkohet dhe të arrestohet për nxitje të urrejtjes ndërfetare.
Nxitja e urrejtjes ndërfetare është vepër e dënuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Nëse heshtë qeveria Hoti, nuk duhet të heshtë prokuroria!
Gëzim Kelmendi