Tre komunat e Shkupit që kanë shifra rekorde të infektimeve me Covid-19


Shkupi vijon të kryesoj me raste të infektimeve me koronavirus, duke shënuar edhe shifra rekorde. Nga 300 deri 500 rastet e infektimeve çdo 24 orë gjatë ditëve të fundit, gjysma prej tyre janë nga komunat e Shkupit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë komunat që kanë shifra rekorde janë Aerodromi, Karposhi dhe komuna Qendër. Edhe gjatë 24 orëve të fundit, nga 161 raste të reja, 90 prej tyre janë nga Shkupi.

Numri i rasteve aktive në qytetin e Shkupit është 2 674. Gjendja më kritike është në Komunat Aerodrom, Karposh dhe Qendër.
Ja si është shpërndarja e rasteve në bazë të komunave:
Aerodrom – 534, Karposh – 446 Qendër – 445, Kisella Vodë – 320, Gazi Babë – 280, Gjorçe Petrov – 216, Çair – 115, Butel – 111 Shuto Orizarë – 16, Studeniçan – 5 Saraj – 16, Haraçinë – 8 Ilinden – 36, Sopishtë – 21, Çuçer Sandevë – 9, Petrovec – 17 Zelenikovë – 8