Shuhen shpresat! Familja i jep fund kërkimit 25-vjeçar për eshtrat e Remzi Hoxhës


Me rastin e 25-vjetorit të rrë*mbimit dhe vr*asjes së Remzi Hoxhës, familja Hoxha bën të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij.
Familja Hoxha përmes një njoftimi publik, ka bërë të ditur se ditën e mërkure do të organizojnë një konferencë për media me ç’rast edhe do të bëjnë të ditura disa detaje

“Pas 25 vite vuajtje, malt*retime dhe tor*tura psikike e emocionale, familja jonë ka vendosur t’i japi fund kërkimit të pafund të eshtrave të tija dhe të mbyllim këtë kapitull të tme*rrshëm të jetës tonë”, thuhet në njoftimin e familjes Hoxha.