Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska thekson se për momentin nuk mund të flitet për mbylljen e çerdheve, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me virusin Korona te fëmijët dhe punonjësit e çerdheve. Sipas Shahpaskës, për këtë bashkërisht do të vendosin institucioni që ajo drejton, ministria e Shëndetësisë dhe e gjithë Qeveria. Siç tha Shahpaska, nga hapja e çerdheve, më 9 shtator, me Covid 19 janë prekur 18 fëmijë dhe 55 të punësuar në çerdhe.
A do të punojmë ose jo në çerdhe, si do të mbyllen, me çfarë dinamike, dhe nëse do të ketë hapësirë për mbyllje duke marrë parasysh gjendjen e qëndrueshme deri më tani, do të marrim vendim të përbashkët, si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale, shëndetësisë dhe e gjithë Qeveria. Sigurisht, kapitali më i rëndësishëm është shëndeti i fëmijëve, para së gjithash fëmijëve- deklaroi Jagoda Shahpaska.