Lu*fta me Armeninë, presidenti i Azerbajxhanit: Xhebraili është i yni, kjo është hakmarrja jonë


Ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar 13 fshatra të tjerë afër qytetit të Jabrayil nga forcat armene, njoftoi të hënën presidenti i vendit, Ilham Aliyev. “Fshatrat Soltanli, Emirvarli, Mashanli, Hasanli, Alikeykhanli, Gumlag, Hajili, Goyerchinveysalli, Niyazguzlar, Kechel Memmedli, Shahvelli, Haxhi Ismayilli dhe Isagli në qytetin e Jabrayil u çliruan. Karabaku është Azerbajxhan!” Tha Aliyev në Twitter.

“Ushtria azerbajxhanase u hakmor në mënyrë adekuate dhe çliroi vendbanimet,” shtoi Aliyev.
Ai vuri në dukje se Forcat e Armatosura armene shkelën armëpushimin humanitar të rënë dakord duke përdorur artileri të rëndë për të granatuar zonat e populluara nga Azerbajxhani dhe pozicionet luftarake.

Armenia dhe Azerbajxhani arritën një marrëveshje të re mbi ndërprerjen e përkohshme të konfliktit në Karabag. Armëpushimi hyri në fuqi në mesnatën e së shtunës, por u shkel pa zbardhur dita.