Kosovë/ Qëllohet me ar*më zjarri makina e gazetarit (foto)


Në Kosovë shoqata e gazetarëve misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe udhëheqës institucionesh e partish politike bënë thirrje për hetimin e shpejtë dhe vënien para drejtësisë të atyre që qëlluan më ar*më z*jarri mbi makinën e gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Kajtazi nga gazeta në internet Reporteri.net tha se të shtunën mbrëma makina e tij është që*lluar me a*rmë zj*arri në qendër të Mitrovicës.
Policia tha se po e heton rastin si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” por ende nuk ka njohuri për autorët apo motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënoi ashpër s*ulmin duke e cilësuar atë “tejet shqetësues dhe rëndon jo vetëm klimën e të bërit gazetari por rrezikon edhe jetën e kolegëve tanë. AGK fton organet kompetente që ta hetojnë sa më shpejtë këtë rast në mënyrë që personat që kanë kryer këtë akt të dalin para drejtësisë”.
Në reagimin e kësaj shoqate thuhet se “është shqetësues fakti se si brenda një periudhe prej katër muajsh kanë ndodhur dy su*lme në drejtim të gazetarit Shkumbin Kajtazi. Secili s*ulm në drejtim të gazetarëve është su*lm ndaj interesit publik dhe demokracisë në vend” thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.