Integrimi i vendit tonë në Bashkimin Evropian (BE) është çështje e rëndësishme dhe strategjike për në dhe të gjitha partitë politike kanë dhënë mbështetjen e tyre për këtë proces, kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi duke u përgjigjur për ftesën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për takim liderësh. Sipas tij edhe opozita duhet të mbështes këtë proces dhe jo ta ndërlikon për nevoja të politikës ditore.
“Me fqinjin tonë, Bullgarinë, kemi nevojë për më shumë dialog, më shumë kontakte, më shumë takime dhe më shumë miqësi në frymën e marrëveshjes për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë. Historia nuk guxon të mbaj peng të ardhmen. Edhe opozita jonë duhet të mbështes këtë proces dhe jo ta ndërlikon për nevoja të politikës ditore.
Qytetarët tanë kanë bërë mjaftueshëm sakrifica si asnjë vend tjetër më herët dhe tërësisht meritojnë mbështetjen e të gjitha vendeve të BE-së për fillimin e negociatave”, deklaroi për KOHA, Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Maqedonisë.