Strumica dhe Aerodromi komunat me më shumë raste aktive me COVID-19


Qytetarët në Strumicë patjetër që kanë arsye për shqetësim, sepse në atë komunë vetëm ditën e djeshme kishte 30 raste të reja me koronavirus dhe kështu numri arriti në 334 persona.
Tetova me 27 dhe Kumanova me 21 raste të reja, gjithashtu kanë një numër të lartë të të infektuarve, por edhe përhapje të mëdha të infeksionit.

Ndërsa nga komunat e Shkupit, më shqetësuese është Aerodromi, ku numri i rasteve të reja dje ishte 456, krahasuar me 429 një ditë më parë.
Pason komuna Qendër me 394 dhe Karposh me 392, të cilët praktikisht i afrohen Aerodromit sipas numrit të pacientëve.
Dje u regjistruar 438 raste të reja me koronavirus.