Rrjeti social Facebook do të parandalojë që përdoruesit fëmijë të shohin reklamat e aksesorëve të armëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC-së, në kuadër të politikave të Facebook-ut që do të përditësohen më 21 qershor, përdoruesit fëmijë të këtij rrjeti social nuk do të shohin reklamat e aksesorëve të armëve.
Njoftohet se ky vendim për ndalimin e reklamave të tilla tek fëmijët është marrë në kuadër të politikave të rishikuara në mënyrë të rregullt.
Ndërsa faqja teknologjike e internetit The Verge ka thënë se vendimi i Facebook-ut ka lidhje me fokusimin mbi dhunën me armë pas sulmeve në shkollat e SHBA-ve.
Facebook aktualisht ka kufizime ndaj shitjeve të armëve, eksplozivëve dhe municioneve.