Nëse propozimi i parë “Republika Ilinditase e Maqedonisë” ngjalli debat rreth përkthimit, emri i ri i dakorduar “Maqedonia e Veriut” është emërtim i drejtë për nga ana gjuhësore, ndonëse sipas rregullave të shqipes, as emri “Maqedonia Veriore” nuk do të ishte gabim thonë gjuhtarët. Megjithatë me ndryshimin e emrit të shtetit nuk do të duhej të përsëriteshin gabimet e njëjta gjuhësore, siç janë parë deri më tani nëpër tabelat e institucioneve, thotë profesori i gjuhës Berton Sulejmani.
“Me ndryshimin e emrit të shtetit dhe me zbatimin e së njëtës në Parlamentin e Maqedonisë e kështu me rradhë, do të duhet që gjuhëtarët domosdo të angazhohen, ne kemi kapacitete të kësaj natyre, për vite me rradhë funksionon Katedra e Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkup, të njejtën e kemi edhe ne Univetsitetin e Tetovës, dhe ky kuadër brenda, besoj se mund t’i përvishet punës së emërtimeve të instutcioneve të reja, eventualisht të cilat do të duhej të ndryshoheshin”, u shpreh Berton Sulejmani, gjuhëtar.
Për mospërsëritjen e gabimeve gjuhësore, Sulejmani thotë se duhet të ketë komunikim institucional me katedrat e gjuhësisë dhe gjuhtarët e dëshmuar, që sipas tij, gjithmonë janë të gatshëm për të ndihmuar në drejtshkrim. Nga ana tjetër, gjuhëtari Qemal Murati thotë se emri mbetet vetëm nocion për t’u dalluar nga tjetri, por shton se Maqedonia është shumë larg standardeve linguistike në Evropë, në respektimin e gjuhëve fliten ne shtet.
“Mund të thuhet se ka një regres. Po ta krahasojmë me shtetet e tjera të Evropës, nuk po e përmednim Zvicrën apo Finlandën kur ka një demokraci shumë të lartë linguistike, por po e përmendim si shembull Kosovën, që ka standarde linguistike evropiane, apo edhe Malin e Zi që poashtu zbaton standardet më të larta evropiane”, tha Murati.
Murati konsideron që partitë politike duhet të të mos bëhen pengesë por duhet të krijojnë ura komunikimi linguestike mes popujve, sepse sipas tij, nuk ka mëri mes popujve por ka mes klasave politike për pushtet.