Azerbejxhani në përl*eshjet me forcat armene pu*shtoi disa lokacione në Nagorno Karabah.
“Azerbejxhani arriti ta afrojë fushëbetejën më thellë në rajonin e kon*fliktit”, deklaroi Araxhik Harutjunjan, lider rajonal i Nagorno Karabahut.
Ushtria armene konfirmoi se forcat e Azerbejxhanit kanë arritur të hyjnë në rajone të reja, që është hera e parë Erevani të pranojë përparim ushtarak të armiqve të tij.
Presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Aliev shkruajti në Tuiter se janë pushtuar tetë fshatra.
Baku publikoi se ushtria e Azerbejxhanit ka pu*shtuar 45 vende në Nagorno Karabah, që trupat armen së pari kanë mohuar.
Televizioni shtetëror i Azerbejxhanit publikoi incizime në të cilat njerëzit në rrugë festojnë me fishekzjarrë.
Armenia kumtoi për disa qindra të vd8ekur nga fillimi i konf*liktit më 27 shtator, derisa Azerbejxhani nuk e zbulon atë shifër, por publikoi se janë vr*arë 43 civilë.
Aliev për televizionin turk “Haber Turk” deklaroi se ofensiva ushtarake e vendit të tij vazhdon, shumë herë duke u ankuar se bisedat paqësore në tre dekadat e fundit na sollën deri te zgjidhja e qetë e kontestit rreth Nagorno Karabahut.