Rusia i frikësohet “Shqipërisë së Madhe”


Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, tha se Rusia po mundohet ta pengoi bashkëpunimin mes Shqiptarëve.
“Bashkë pa kufij” – ishte slogani i mbledhjes së dy qeverive shqiptare.

Në fakt, ambicien e tij për heqjen e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë e shprehu Kryeministri Rama pas mbledhjes së dy qeverive, ndonëse një gjë e tillë nuk është përfshirë në marrëveshjet e nënshkruara me 2 tetor.
E duket se këto fjalë janë dëgjuar edhe në Rusi.

Ministria e punëve të jashtme e këtij shteti reagoi ashpër lidhur me këto deklarata për heqjen e kufirit, duke e quajtur si shtyrje e idesë për Shqipërinë e Madhe.
Por ky qëndrim i Minsitrisë së Jashtme ruse nuk ka asnjë vlerë për ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Ky thotë se kjo është në përputhje me të gjitha normat ndërkombëtare.
Sipas tij kufijë të zbehur, ashtu siç po planifikojnë këta, kanë edhe shtetet që zonen Schengen, por që askush nuk flet për ta.
E profesori i së drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti, e sheh këtë reagim nga Rusia si të mbushur me propaganda serbe.
T7 ka tentuar të marrë një reagim nga Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, por kjo e fundit nuk është përgjigjur.