Marrëveshja e emrit, Guteresh për Zaevin dhe Ciprasin: angazhohuni fuqishëm

Geneva, Switzerland / Antonio Guterres, United Nations High Commissioner for Refugees during the press conference after the Sixty-Third Session of the Executive Committee ( EXCOM ) 2012. UNHCR / Jean-Marc Ferré *** Local Caption *** OLD caption Palais des Nations, Geneva, Switzerland / Antonio Guterres, United Nations High Commissioner for Refugees during the press conference after the Sixty-Third Session of the Executive Committee ( EXCOM ) 2012. UNHCR Photo / Jean-Marc Ferré

Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar të dielën në Prespë, dhe ka shprehur gatishmërinë që organizata ku bënë pjesë ai, do të përkrahë përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë dhe Greqisë për ratifikim dhe realizim të marrëveshjes për emrin, njofton Portalb.mk.

“I përuroj kryeministrin Cipras dhe Zaev për rolin e tyre në arritjen e marrëveshjes historike, e nënshkruar të dielën në Prespë. I inkurajoj qeveritë e tyre, që të angazhohen fuqishëm për ratifikim dhe realizim të marrëveshjes. KB-ja është e angazhuar për të përkrahur përpjekjet e tyre”, shkruan në rrjetin social tuiter, Guteresh.

Megjithëse në Prespë ishte i ftuar edhe Guteresh, pasi që procesi i arritjes së marrëveshjes për emrin me Greqinë është ndërmjetësuar nga OKB-ja – Methju Nimic, në vend të tij kishte ardhur nënsekretarja për Çështje Politike,  Rozmari Di Karlo.