Mbrëmë Policia e Kosovës zhvilloj një aksion ku janë ndërprerë 3 dasma dhe është mbyllur një lokal pasi nuk respektuan masat kundër koronavirusit.
Indeksonline ka arritur të siguroj pamjet nga ky aksion i Policisë së Kosovës. Tri dasmat u ndërprenë në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë. Ky aksion i PK-së erdhi pas rritjes së numrit të infektuarve me koronavirus në tre ditët e fundit.
Ishte ministri Armend Zemaj ai që bëri thirrje që të ketē ndëhyrje urgjente të Policisë e Inspektoriatit, gjë e cila edhe u realizua. Përveç dasmave, në lagjen “Arbëria” të Prishtinës u mbyll një lokal nate për mos respektim të masave anti Covdi 19.