Reagon UP: E mohon se Isa Mustafa është paguar pa mbajtur mësim nga viti 2016’të


Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina:”, ka reaguar ndaj lajmit se lideri i LDK’së Isa Mustafa është paguar nga viti 2016’të pa mbajtur mësim, diçka e tillë është mohuar nga UP. Në reagimin e Universiteti të Prishtinës thuhet se ndaj Mustafës nuk është ekzekutuar asnjë pagesë. Ndërsa bëhet e ditur se nga ga dhjetori i 2016’tës nuk është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP’ja.

“Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” reagon ndaj qarkullimit në medie dhe në platforma të tjera online, të një lajmërimi që prof. dr. Isa Mustafa është duke u paguar nga ana e UP-së pa mbajtur mësim. Me anë të këtij sqarimi për medie dhe për opinion publik, informoheni që profesor Isa Mustafes nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja që nga dhjetori i 2016-tës”, thuhet në reagim.

Tutje nga Universiteti i Prishtinës janë shprehur të hapur për bashkëpunim me mediat dhe akterët e tjerë, për të hedhur dritë në të gjitha çështjet me interes për opinionin.

Ky reagim i UP’së vjen pasi kryetari i Organizatës për Monitorimin e Universiteteve Publike në Kosovë “Organizata studentore”, Mexhid Ramusa, kishte deklaruar se lideri i LDK;’ë Isa Mustafa po paguhet nga UP’ja pa shkuar fare në fakultet.