Ish-ministri i kri*minelit Slobodan Milosevic dhe tani presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic jo vetëm njëherë ka mohuar mas*akrën e Reçakut e drejton akuza të rënda ndaj William Walker e sikur ai edhe shumica e mediave serbe paturpësisht ambasadorin amerikan Walker e portretizojnë si njeriu që ‘shpiku’ atë mas*akër. William Walker kishte thënë në redaksisë serbe të rrjetit britanik BBC se irritohet që ende përmendet nga Vucic dhe atë me “të dhëna të pasakta që edhe ai i di se janë të pasakta”.
Vucic pas stërvitjes ushtarake të ushtrisë serbe në rrafshnaltën e Pester në jug të Serbisë ku defiluan gjithë armatimin e ri modern të blerë kohëve të fundit presidenti serb tentoi të paraqitej zemërgjerë e afrues për të gjithë komunitetet etnike që jetojjnë në Serbi. I përmendi të gjithë ata duke thënë se “kjo është ushtria e tyre që do t’i mbrojë” përveç shqiptarët që jetojnë në luginën e Preshevës.
Në konferencën pas stërvitjes ai la hapësirë për pyetje të gazetarëve ku njëra e shtruar nga gazetari me vetëm një fjali se “William Walker është deklaruar përsëri dhe ka thënë se ju president e irritoni kur përmendni rolin e tij në rastin Reçak”. Presidenti serb Vucic nuk lëshoi rastin të dukej sa më cinik. “Më vjen keq që e irritoj zotin William Walker” tha Vucic duke e anashkaluar sikur të bëhej fjalë për diçka jo shumë të rëndësishme.
Vucic më parë e kishte quajtur të rreme masakrën e Reçakut duke fyer kosovarët dhe familjet e vik*timave ku tha se Walker “kishte falsifikuar” këtë mas*akër. Mirëpo William Walker i është kundërpërgjigjur ish-ministrit të Milosevicit gjatë një interviste duke thënë se ai e ka gabim dhe është një propagandues, duke e lidhur kështu me atë se ai ishte ministër i Propagandës në kohën kriminelit Milosevic. Ai porositi Vucicin dhe makinën e tij propaganduese se ai lu*fton për të drejtat e njeriut kudo në Kosovë madje edhe për komunitetin serb.
“Kur Vucic ose ndonjë makinë tjetër propaganduese përpiqet të më përshkruaj mua si një njeri që ka ndryshuar pozicionin rreth të drejtave të njeriut e kanë gabim. Ata duhet të kuptojnë se unë luftoj për të drejtat e njeriut kudo në Kosovë edhe për komunitetin serb në Sllavoninë Lindore” tha Walker gjatë një interviste për BBC. “Unë mendoj se Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë qytetarët e Kosovës kanë përjetuar gjëra të vështira nën regjimin e Milosevici” ka thënë Walker.
“Është hipokrite që dikush nga regjimi i Milosheviqit të përmend gjenocidin dhe spastrimin etnik duke aluduar se shqiptarët e Kosovës mund të përsërisin 17 marsin [2004], veçanërisht kur nuk ka fakte prapa pretendimit dhe në të njëjtën kohë pretendohet se mbrojnë marrëdhënie të mira me Prishtinën” tha ai. Kujtojmë se William Walker ish-ambasadori i OSBE’së në Kosovë ishte i pari person i cili filloi të denonconte krimet serbe në Kosovë. Denoncimet e tij të vazhdueshme se popullsia në Kosovë po vritej nga serbët i hapi rrugën bombardimeve të NATO’s në Serbi.