Mbyllet për komunikacion udhëkryqi tek Kuvendi


Nga ora 06:00 e mëngjesit e deri të hënën në orët e pasdites, ndalesë e plotë për qarkullim do të jetë udhëkyqi tek Kuvendi, gjegjësisht udhëkryqi mes rrugëve “11 Tetori” dhe “Dame Gruev”, për shkak të kryerjeve të punëve ndërtimore.

Për komunikacion do të jenë të lira vetëm kthimi në të djathtë nga rruga “Dame Gruev” drejt rrugës “11 Tetori” dhe kthimi në të djathtë nga rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë” drejt rrugës “Dimitrie Çupovski”.
Transporti i autobusëve do të lëvizë nëpër rrugët “Dame Gruev” dhe “Filipi i Dytë i Maqedonisë”.
Qyteti i Shkupit u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion ta respektojnë regjimin e vendosur të komunikacionit dhe sinjalizimin e vendosur rrugor.